E shtunë, 3 Tetor 2026 Udhëtimet Mahnitëse deri në 08:30 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha takim me biznesin e vogël/ Kreu i PD: Qeveria e fokusuar vetëm tek oligarkët

Lideri i opozites Lulzim Basha i ka bere apel qeverise te ndihmoje biznesin e vogel ne situaten e veshtire te krijuar si pasoje e koronavirusit. Pas nje takimi qe zhvilloi me shoqaten kombetare te biznesit te vogel, lideri i opozites Basha ka mbeshtetur kerkesat e biznesit te vogel per ndihme nga qeveria.

“LULZIM BASHA

Reklamë

KRYETAR I PD

Gjithë vëmendja e qeverisë është tek oligarkët, nuk është tek njerëzit, nuk është tek biznesi, në veçanti tek biznesi i vogël. Por biznesi i vogël përbën motorin e ekonomisë shqiptare, përbën bazën e ekonomisë shqiptare dhe përfshin numrin më të madh të të vetëpunësuarve në këtë sektor. Paratë që ka paguar gjatë viteve, taksat që ka paguar gjatë viteve sot ka nevojë më shumë se kurrë t’i marrë mbrapsht ose si lehtësi fiskale, ose si subvencionim, si mbështetje financiare”.

Basha ka vene ne dukje edhe shqetesimin e biznesit per masat ne lidhje me hapjen e ekonomise.

“Ka nevojë për një paketë të qartë masash që do të ndihmojnë në hapjen graduale, sipas protokollit të sigurisë, por jo hapje thjesht për të mos paguar biznesi. Sepse në qoftë se biznesi hapet, por konsumatori nuk lejohet të shkojë tek biznesi kuptohet qartë se situata është kaotike, është e pashpresë dhe do të vazhdojë të rëndohet. Përveç kësaj biznesi i vogël në veçanti, sikundër i gjithë biznesi, po vuan masa të tjera arbitrare të ndërmarra kuturu; siç është përshumbull fatura aforfe, fatura aforfe e energjisë, e cila shkon me vlerën e marsit 2019 tek biznese që kanë 6 javë që kanë mbyllur qepenat”.

Shoqata e biznesit te vogel ka kerkuar qe hapja e ekonomise te jete e plote, nderkohe qe ka theksuar se eshte e nevojshme qe pushteti lokal te perjashtoje biznesin e vogel nga taksat dhe tarifat vendore përsa kohë zgjat pandemia.

Vazhdo të lexosh

Reklamë