Kryetari demokrat Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, se po ushtrojnë presion mafioz ndaj drejtësisë. Në një postim në rrjetin social Facebook, lideri i opozitës shkruan se Tahiri e Rama vazhduan si njerëz të kapur në krim të sulmojnë gjyqësorin dhe gjyqtarin që dje e lartësonin si njeriu i denjë i drejtësisë kur liroi babain e Tahirit. Basha thotë se asnjë ditë të vetme Rama e Tahiri nuk janë parë të te përdorin kete gjuhe të ashpër me krimin. Basha thekson se kryeministri dhe Ministri i Brendshëm jane hedhur përpjetë jo per drejtësi, por vetëm për të mbrojtur tajaren e tyre qe po bie me yrysh ne llucen e megaskandalit te pergjimeve. Akuzat kundër kreut të qeverisë dhe ministrit Tahiri janë artikuluar edhe nga Sekretari për Aksionin Qytetar. Për PD-në, largimi i menjëhershëm i Saimir Tahirit nga detyra është parakusht për zbardhjen e plotë dhe te pandikuar të krimit shtetëror të përgjimit të paligjshëm e të cenimit të sigurisë kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *