Lulzim Basha iu rikthye edhe një herë protestes së zhvilluar nga Aleanca për Teatrin të mërkurën pasdite në bulevard duke postuar në facebook  nje mesazh këtë kauzë dhe disa foto.

Së bashku me artistë dhe qytetarë në protestën e Aleancës për Teatrin, në mbështetje të kauzës së tyre të drejtë dhe vlerave të demokracisë dhunuar barbarisht më 17 maj nga qeveria e Edi Ramës.

Kreu i PD shkruan se qëllimi i opozitës është që ti japë fund regjimit të Ramës, që sipas tij, nëpërmjet padrejtësive po shtyp e varfëron qytetarët duke shkatërruar edhe pronën e tyre.

Opozita ka një qëllim, t’u japë fund sa më parë kushteve në të cilat padrejtësia shtyp qytetarët, shkatërron pronën e tyre, i varfëron dhe kjo padrejtësi e ka një emër: ky është Edi Rama.Vlerat e qytetarisë shqiptare të manifestuara sot në këtë shesh janë triumfi i parë i një rruge që do e shpëtojë vendin nga hajdutëria dhe krimet e Edi Ramës.

Opozita ka mbeshtetur protesten e nje grupi artistesh edhe ne kohen kur u protestua per ta mbrojtur nga prishja, edhe tashme qe Bashkia e Tiranes hodhi ne toke godinen e ketij institucioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *