Subscribe

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha ndodhet këtë të mërkurë në Peshkopi, ku prezantoi kandidatin që do të garojë nën siglën e PD në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, Luan Haka.

 

Në fjalën e tij para demokratëve, Basha iu kërkoi dibranëve që të votojnë masivisht më 6 mars për Hakën.

 

Nuk munguan akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama, të cilin e quajti një hajdut që “iu ka hyrë në hak shqiptarëve”.

 

“Kryeministri i qeverisë më hajdute, më keqbërëse. Drejtësia do të fillojë të veprojë sepse shqiptarët nuk e kanë hak këtë keqqeverisje. Meritojnë diçka më të mirë…Sot jam këtu për tu zotuar para jush se ndryshimi është dhe mebtet misioni numër një I PD, misioni numër një i imi. Luan Haka është kandidati më i mirë për Dibren. Ai është pjesë e Dibres. Jam krenar që është kandidat i Partisë Demokratike. Ai do kujdeset për Dibren, per dibranet. Luani do ta bëjë Dibren nje vend më të mirë për të gjithe pavaresisht se është i djathtë apo i majtë, per t’i shërbyer njerëzve dhe familjeve  Dibra.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *