Subscribe

Lulzim Basha ka sulmuar ashpër 2 ministrat e rinj Arben Ahmetaj dhe Milva Ekonomi gjate mbledhjes se grupit parlamentar demokrat. Para deputeteve lideri i opozitës Basha i ka akuzuar 2 politikanet si përgjegjës per aferat me te mëdha korruptive te kësaj qeveri. Basha ka theksuar se keto lëvizje ne qeveri do te thellojnë korrupsionin pasi Shkelqim Cani u shkarkua se doli kundër koncesionit per TVSH. Per Bashen, këto levizje ne qeveri ne funksion te promovimit te korrupsionit bien ndesh me mesazhet qe Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry dha te dielen ne Tirane, ashtu siç bien ndesh me keto mesazhe edhe dalja e Kryeministrit ne krah te kryebashkiakut te Kavajes Elvis Roshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *