Subscribe

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë pasditen e kësaj të marte në Kamëz, prej nga ka sulmuar ashpër Drejtorin e Përgjithshëm të Kadastrës, Artan Lame.

 

Pas publikimit të një materiali ku dëgjohet Artan Lame të flasë për banesat që do të legalizohen dhe ato që nuk do të legalizohen, Basha deklaroi para qytetarëve të Kamzës se kjo qeveri do t’u prishë shtëpitë pas 25 prillit.

 

“Të gjithë e mësuat e dëgjuat se si drejtori i Kadastrës me porosi të Edi Ramës udhëzon që të shkojnë derë më derë e t’u thotë familjeve do t’ua bëjmë legalizimin pasi të na jepni votën, por në fakt nuk do t’ua bëjmë. Ky është akt kriminal me ato mijëra shtëpi që ai do të prishë, është sakrifica e jetës, premton legalizim ku në fakt qëllimi është t’ua prishë pas zgjedhjeve pa dëmshpërblim vetëm që t’ua marrë votën. Ky është Edi Rama i këtyre 8 viteve që u premtoi legalizime falas, ky është njeriu që kërkon edhe 8 vite të tjera, le ta marrë përgjigjen na Kamza.

 

Basha iu premtoi qytetarëve se në rast se fiton në 25 prill ai do të përfundojë procesin e legalizimit të shtëpive pa leje.

 

“Të votojmë numrin 9 për të mbyllur procesin e legalizimeve, për të gjithë ata që duan të mbajnë pronën e tyre, ta shesin votoni numrin 9.”

 

Lideri i opozitës Iu bëri apel qytetarëve që të marrin pjesë në votime e të mbështesin Partinë Demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *