Kryedemokrati Lulzim Basha shprehet se është befasuar nga përgjigjja që të rinjtë kanë dhënë teksa janë pyetur në “Instagram” se “Cili do të ishte vendimi i parë nëse do t’ju besohej posti i ministrit të Arsimit?”

 

Mes mijëra përgjigjeve dhe komenteve, lidri demokrat thekson se ka spikatur sugjerimi për të anuluar Ligjin për Arsimin e Lartë, për të cilin tha se është pika e parë e programit të PD.

 

“Jam shumë i befasuar që brenda pak orësh mijëra prej jush, ndjekës të mi në Instagram, i jeni përgjigjur pyetjes se cili do të ishte vendimi i parë nëse do tju besohej posti i ministrit të Arsimit? Mes mijëra përgjigjeve dhe komenteve, spikat sygjerimi për të anulluar Ligjin për Arsimin e Lartë, që është pika e parë e programit tim, programit të PD për Arsimin e Lartë.”

 

Sipas Bashës, të rinjtë kanë dhënë sugjerimet të tjera që kanë të bëjnë me shtimin e financimeve për shkollat dhe universitetet tona, veçanërisht për krijimin e kushteve më të mira në universitet.

 

“Në mënyrë që studentët tanë të marrin cilësinë e duhur të arsimit dhe të përgatiten për të dalë në tregun e punës, për të siguruar punë me kushte dinjitoze dhe paga më të larta”, shtoi kreu i PD-së.

 

Ndër të tjera, ai I falenderoi të gjithë ata persona që u aktivizuan dhe bashkëbiseduan me të nëpërmjet Instagramit. “Shpresoj ta vazhdojmë këtë formë komunikimi edhe për probleme dhe çështje të tjera që janë të rëndësishme për ju”, e mbylli fjalën e tij Lulzim Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *