Subscribe

Lulzim Basha vazhdon të akuzojë fort qeverinë mbi mënyrën sesi po menaxhon situatën e pandemisë.

Nëpërmjet një postimi në facebook, kryedemokrati tha se në kohën kur shifrat e të infektuarve po prekin cdo ditë rekorde të reja, Rama nga ana tjetër nuk ka asnjë plan.

Spitalet sipas Bashës, janë në kolaps e këtë gjë, sipas tij e tregojnë ambulancat që qëndrojnë me paciente brenda spitalit pasi aty nuk ka më vend.

 

Dje kishim mbi 500 raste të reja të raportuara të koronavirusit në Shqipëri, numri rekord më i lartë që nga fillimi i pandemisë.

Çfarë bën Rama? Asgjë! Ai nuk ka asnjë plan. Spitalet janë në kolaps, të sëmurët dergjen në ambulanca.

Rama ju merr shqiptarëve lekët e taksave, dhe në vend që ti investojë në shëndetësi, jua jep miqve të vet. Pasi shkatërroi ekonominë, Rama po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Ai duhet të largohet.

Bashkë do ti fitojmë zgjedhjet, do ta ngremë ekonominë dhe do të sigurojmë ndihmë për çdo familje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *