Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kujtoi me nostalgji datën 15 dhjetor të vitit 2010, kur u hoqën vizat për Shqipërinë. Basha tha në “Facebook” se kjo ishte një ëndërr për të dhe se u mundësua falë bashkëpunimit që PD pati me BE.

 

“Sot 10 vjet më parë, m’u plotësua një ëndërr. Pas vitesh punë intensive e të vështirë Bashkimi Europian vendosi të heqë vizat e udhëtimit për qytetarët shqiptarë. Gjatë punës si Ministër i Brendshëm, bashkëpunova ngushtësisht me Bashkimin Europian, vendet anëtare, EUROPOL dhe organizma të tjerë të zbatimit të ligjit për të përmbushur 150 kushtet e vendosura që qytetarët shqiptarë të lëvizin të lirë. Kjo nuk qe punë e lehtë. Gjatë gjithë kohës kishte njerëz që më thonin se nuk kishte asnjë mundësi për t’ia arritur. Por kjo më motivoi edhe më shumë. Vura në punë përvojën time me institucionet ndërkombëtare dhe të gjitha lidhjet e mia diplomatike të vendosura gjatë një bashkëpunimi të jashtëzakonshëm si Ministër i Jashtëm, për të realizuar këtë arritje të rëndësishme, të shumëpritur nga mijëra shqiptarë veçanërisht ata që ishin ndarë për së gjalli nga fëmijët e tyre.”

 

Lideri demokrati premtoi se njësoj do të punojë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *