Subscribe

Kreu demokrat, Lulzim Basha bëri me dije se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje.

 

Pas takimit të mbajtur në selinë blu me të ngarkuarën me punë të SHBA, Leyla Moses-Ones, Basha tha para mediave se 30 qershori do të jetë fundi i regjimit autokratik të kryeministrit Rama. Ai tha se votime ka edhe në Korenë e Veriut por zgjedhje pa opozitën kurresesi jo.

 

Basha theksoi se PD do të respektojë dekretin e presidentit Meta ndërsa akuzoi kryeministrin Rama se po vepron në paligjshmëri. Lideri demokrat hodhi poshtë gjithashtu edhe lajmin se në 30 qershor do të ketë incidente.

 

“Zgjedhje pa opoziten nuk ka. Nuk do te lejohen. Nuk do te pranohen, nuk do te njihen. Me shfuqizimin e 30 qershorit nga presidenti, çdo aktivitet eshte i paligjshem. 30 qershori nuk eshte date zgjedhjesh, por eshte koha kur Edi Rama do te perpiqet t’i ktheje shqiptaret ne kohen e votimeve njepartiake. Une nuk kam komentuar asnjehere takimet me ambasadoret, nuk kam per ta bere as tani. Shqiptaret jane vetedijesuar dhe nuk do ta lejojne.30 qershori eshte dita kur nis fundi i regjimit autokratik te Edi Rames. Ju ftoj te pasquroni çfare thone perfaqesuesit e shoqerise, njerezit me influence, te pasqyroni fushaten #edheune te elites se shoqerise qe nuk pranon zgjedhje pa opoziten dhe angazhohet t’i pengoje ato.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *