Subscribe

Lulzim Basha hodhi poshte zërat që kanë dalë së fundmi në media se mund të ketë një tjetër marrëveshje të madhe mes PS dhe PD.

Pas mbledhjes se kryesisë së partisë, Basha doli në një deklaratë për mediat ku pohoi se nuk ka asnjë shans që të ketë marrëveshje të tillë pasi duhet zgjidhur me heret disa parime.

 

Kriza zgjidhet me parime, jo me pazar mes nesh dhe PS sic kanë nisur të aludojnë mercenarët e Ramës. Parimi i parë, është fundi i pandëshkueshmërisë i atyre që kanë vjedhur votat. Për këtë duhet drejtësi e pavarur, por drejtesi me Ramen kryeministër nuk ka për të patur.  30 qershori është dërrmimi më i madh politik dhe moral i ndonje pushteti ne keto 30 vjet. U faktua ajo që ne paralajmëruam: Eshte varreza politike e Edi Rames”.

 

Strukturave të PD-së, Basha I ka kërkuar që ti harrojnë pushimet e verës dhe të angazhohen plotësisht në vijimin e aksionit opozitar, përfshirë këtu edhe protestat.

 

Nuk ka kthim pas. Nuk ka ulje në tavolinë me Edi Ramen, me njeriun që vjedh zgjedhjet. Zgjedhje të lira me Edi Ramën nuk ka. Synimi ynë është largimi i tij, është qeveria tranzitore, është krijimi i kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme. Do të vazhdojmë aksionin politik, do të vazhdojmë protestat. Është koha të bëhemi gati që përveç protestës, të shpalosim bashke me njerezit alternativën, që shumicen Rama ik.

 

 

Në një kohë që ka nisur të dalë në terren për të takuar strukturat e PD në rrethe, Lulzim Basha ka deklaruar madje se kryetarët e djathtë të bashkive nuk kanë ndërmend ti lirojnë karriget deri në zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe te ndershme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *