E martë, 10 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:01: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha: “S’ka negociata pa ikjen e Xhafajt”

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar se pengese për integrimin është vete kryeministri Edi Rama i cili mbron politikisht ish-ministrin Saimir Tahiri e nuk largon nga kabineti ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj.

 

Shqiptarët duan hapjen e negociatave.

 

Reklamë

Ndaj është urgjent largimi i Fatmir Xhafës dhe dhënia fund e mbrojtjes politike që Rama po i bën Saimir Tahirit. Zgjedhja është e shqiptarëve dhe jo e Edi Ramës. Edi Rama duhet t’i bindet vullnetit të njerëzve ose të largohet.

 

Basha i është referuar deklaratave te deputetit te Bundestagut gjerman Johann David Wadephul, duke theksuar se procesi i integrimit nuk mund te jete proces reklamash e lobimesh dhe qeveria duhet te kuptoje se negociatat do te hapen vetëm kur te plotësohen kushtet

 

Nëse duam Europën, Samir Tahiri duhet të jetë aty ku e kanë vendin trafikantët dhe pushtetarët e lidhur me trafikantët.

 

Nëse duam Europën Fatmir Xhafaj duhet të largohet.

 

Nëse duam Europën, qeveria duhet të luftojë dhe jo të mbrojë korrupsionin, krimin dhe trafikantët.

 

Nëse duam Europën, duhet të bëjmë reformë zgjedhore dhe të ndalim njëherë e përgjithmonë shitblerjen e votës dhe manipulimin e zgjedhjeve.

 

Pd është pozicionuar pro hapjes se negociatave si rruga me e mire për te rritur monitorimin e Brukselit mbi qeverinë, por sipas opozitës nuk mund te ketë integrim pa luftuar lidhjet e krimit me politikën qe mishërohen tek rasti Tahiri e Xhafaj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë