Basha: S’ka negociata me qeverinë e drogës dhe krimit

Kreu i demokratëve Lulzim Basha, në një takim me të rinjtë në PD ka kujtuar eksodin e 2 Korriku të 28 viteve më pare. Në fjalën e tij Basha ka thënë se moshapja e negociatave është shenja që ende po vuajmë nga izolimi.
Ai ka akuzuar qeverinë e Ramës për moshapjen e negociatave, duke shtuar se vegla e tij është krimi dhe se ai është i përfshirë në pastrim parash.
“Këto 5 vite Rama është faktuar si kryeministër i lidhur me drogën. Këtej mburren se nuk ka hashash, por e patë që ka. Tani ata kalojnë të pastrimi i parave, prandaj mbushen me euro “Toyota”. Prandaj e do teatrin që të pastrojë para, paratë e Ramës janë para krimi. Sistemi kriminal shpërblen gjakatarët e të fortët por lë pas njerëzit me aftësi. Askush më shumë se rinia nuk e vuan këtë”.
Gjithashtu Basha ka theksuar punën që ka bërë opozita në hapjen e negociatave, duke thënë të vërtetetën në sytë e evropianëve. Sipas tij detyra e parë e saj është çlirimi i politikës nga krimi.




