Subscribe

Lulzim Basha ka zgjedhur te mbledhë deputetet e rinj, për t’i sqaruar per strategjinë e opozitës, edhe pse deri ne 9 shtator sipas Kushtetutës, mandatin e deputetit e ka grupi i dale nga zgjedhjet e 2013.

 

Basha ka saktësuar se koalicion me kryeministrin Edi Rama, nuk do te ketë, e deputetet duhet te bëjnë nje opozite te forte kundër kësaj qeverie. Por Basha ka nje tjetër oferte per Lëvizjen Socialiste per Integrim, duke u shprehur i hapur për bashkëpunim.

 

Para deputeteve, Basha ka sqaruar se marrëveshja e 18 majit nuk funksionoi ne mbrojtje te zgjedhjeve, edhe pse ai ka pranuar se do te bashkëpunoje me Ramen per ate pjese te marrëveshjes qe flet per reformën zgjedhore e kushtetuese, duke shtuar edhe kërkesën per ndryshimin e ndarjes territoriale.

 

Basha ka deklaruar se ministrat teknike do te largohen brenda pak ditëve nga qeveria sapo te përfundojnë raportin per zgjedhjet. Basha ka takuar edhe kryetaret e degëve te PD, pasi se shpejti ai do te nise nje tur ne te gjithë Shqipërinë e te gjithë funksionareve te PD u ka kërkuar qe te zhvillojnë takime me qytetaret.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *