Basha: Shullazi në sintoni me Tahirin

Pas seancës gjyqësore per Emiljano Shullazin, ka ardhur reagimi i liderit te opozitës Lulzim Basha. Ai akuzoi ish-ministrin e brendshëm Sajmir Tahiri, se është koordinuar me Shullazin per te thirrur si dëshmitar ish-kryeministrin Sali Berisha.
“Sajmir Shullazi dhe Emiliano Tahiri në sintoni të plote me njëri tjetrin kërkojnë dëshminë e Sali Berishës. Kjo natyrisht nuk është rastësi, por një përpjekje e koordinuar mes dy ortakëve me urdhër të Edi Ramës, për të larguar vëmendjen nga krimet dhe trafiqet ku janë përfshirë së bashku” – shkruan kryetari i PD Basha. Por ish-ministri Tahiri ka reaguar menjëherë ne rrjetet sociale. “Keqardhje per lojën e Prokurorisë per te bere politike me nje proces gjyqësor qe duhet te përfundoje me dënimin e kujtdo qe ka kërcënuar kandidatin per rektor. Keqardhje akoma ne shume per Lulzim Bashen qe me sulmet politike, po i bën nderin me te madh krimit.”- shkruan Sajmir Tahiri.




