Shumëkush priste qe vizita e komisionerit per zgjerimin Johanes Hahn te zhbllokonte ngërçin e krijuar me reformën ne drejtësi. Por Lulzim Basha e ka bere te qarte pas takimit me komisionerin se biseda shërbeu per ta njohur përfaqësuesin e BE me shqetësimet e opozitës.
Kjo është njëçështje e një aparteidi ku nga njëra anë qëndrojnë jo thjesht vetëm demokratët por të gjithë qytetarët shqiptarë dhe nga ana tjetër një grusht njerëzish. Pra, është një oligarki “de facto” dhe kjo nuk mundet me asnjë negociatë, as me 45 minuta kokë më kokë as me komisionerin hahn dhe as me këdo autoritet tjetër. Por sot mendoj se komisioneri hahn ka marrë një pasqyrë tëplotë dhe të qartë të gjendjes. Sigurisht ai ka përgjegjësitë e tij para unionit, para bashkimit europian, ka vizionin e tij për të ndihmuar shqipërinë dhe shqiptarët, për të cilën unë i jam jashtëzakonisht mirënjohës si kryetar i opozitës, si kryetar i alternativës që e do shqipërinë në europë.
Ndërkohë qe per çështjen e reformës ne drejtësi, qëndrimi i PD, nuk ndryshon. Nuk ka gjë më elementare për një vend se Kushtetuta dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Nga ato fillon ligji, nga këto buron gjithçka tjetër. Ndaj zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është i panegociueshëm.
Sipas Bashes, shteti ligjor është ne vdekje klinike, duke e ilustruar këtë edhe me shembullin e parkut te liqenit.
Kemi rastin e parkut të Tiranës njësoj si rasti i bunkerit apo rasti i strehës që ka vënë tek Kryeministria, secili me efekte të ndryshme sigurisht. Ky i parkut është më i dhunshmi sepse në mënyrë arbitrare privon qytetarët nga mijëra metra katror gjelbërim. Por të treja nxjerrin në pah natyrën tiranike të një regjimi banditesk i cili nga njëra anë merr dhe rras në burg njerëzit sepse lyejnë shtëpinë pa leje apo vendosin tjegulla nëçatinë që po u bie, dhe nga ana tjetër pa leje dhe kundër ligjit ndërton mes parkut pa leje mjedisore, me leje të falsifikuar të Këshillit Kombëtar të Territorit. Pa leje dhe kundër ligjit ndërton bunker në mes të Tiranës.
Si sot nje jave me pare mazhoranca dhe opozita treguan se si kompromisi jep rezultat duke zgjidhur pothuaj gjysmën e kërkesave te PD ne lidhje me reformën ne drejtësi, por 24 ore me pas gjithçka u bllokua dhe ende nuk ka sinjale per rifillimin e punës.





