E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha: Shqiptarët pa ujë dhe drita

Kryetari demokrat Lulzim Basha ka reaguar ndaj situatës së mungesës së energjisë elektrike dhe të furnizimit me ujë. Në një reagim në facebook, kreu demokrat thotë se ndërkohë, Shqipëria po përjeton këto ditë mungesë dritash dhe uji, sepse paratë publike u përdorën për të manipuluar votën dhe jo për të blerë energji për njerëzit. Sipas tij, “pushteti oligarkik herët a vonë degjeneron në pushtet të dhunës dhe të errësirës. Përballja me të është sot sfida kryesore e opozitës dhe e të gjithë njerëzve të ndershëm për të ndalur rrënimin e qyteteve, të ekonomisë dhe të ardhmes tone” thote Basha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë