E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 7 minuta më parë
Politikë

Basha: Shqipëria ka bërë hapa mbrapa me Ramën

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se e ka çuar vendin mbrapa.

 

Duke ju referuar Indeksit të Zhvillimit Njerëzor, Basha tha se Shqipëria është futur në amulli për shkak të shumicës socialiste

 

Reklamë

“Shqipëria ka bërë hapa mbrapa me Ramën. Indeksi i Zhvillimit Njerëzor (Human Development Index ) në rastin e Shqipërisë duhet quajtur indeksi i moszhvillimit dhe ngecjes. Grafiku shumëvjeçar i këtij raporti të përvitshëm të nxjerrë prej Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) demonstron qartë se gjatë viteve të qeverisjes së dështuar të Ramës, Shqipëria është në amulli apo “në vend-numëro”. Mjaft më. Ështē koha për ndryshim.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë