Basha shpërthen ndaj Ramës: Tërhiqu nga Unaza e Re, hajdut, i çmendur
Lideri i opozites Basha ka paralajmeruar me tone te ashpra kryeministrin Rama ti jape fund projektit per ndertimin e Unazes se Re.
Sot dua të të jap një mesazh të qartë e të prerë: tërhiqu nga afera korruptive e Unazës. Asnjë centimetër nuk do të përparosh në këtë aferë. Çdo centimetër u kushton shqiptarëve 2 mijë euro. Të gjithë atje janë e do të jenë, për të të penguar ty.
Basha ka perseritur serish akuzen per menaxhimin e protestes nga ana e policies.
Nëqoftëse do të kishim një polici të trajnuar, në radhë të parë nuk duhet të kishte police, zonja, vajza të pambrojtura. Po kështu e mbajte mandatin e parë, i bëre kriminelët deputetë dhe biznesmenë, dhe tani do t’i bësh policet vajza, dëshmore për karrigen dhe tepsinë tënde, o i çmendur, o hajdut!
Lideri i opozites ka akuzuar kryeministrin se po perdor forcat e policise per interesat e tij personale.
I përdor në propagandën e tij dhe pastaj do t’i bëjë edhe dëshmore me zor. Do të pëlqente ta bëje dëshmore me zor o plehër, efektiven e policisë!
Sipas Bashes te gjitha deklaratat e fundit te liderit te mazhorances Rama kunder gazetareve e opozites kane vetem nje synim.
Edi Rama është tërësisht i obsesuar të mbrojë marrëveshjen që ka lidhur kokë me kokë me këto tre kompani për të vjedhur 40 milionë euro, 2 mijë cm në vjedhjen më të madhe të infrastrukturës në historinë e analeve të infrastrukturës botërore. Ndaj po burgos qytetarë të pafajshëm, nëna dhe fëmijë, po sulmon gjithë ata që i rrezikojnë tepsinë dhe karrigen.
Basha i eshte drejtuar serish institucioneve nderkombetare te reagojne per situaten e krijuar me banoret qe preken nga ndertimi i Unazes se Re.




