Basha shpërthen ndaj Berishës: Ndodhet në kulmin e dëshpërimit, nuk ka lënë ish-kryetar pa rrahur
Pas tensioneve të shkaktuara sot brenda Partisë Demokratike, kreu i kësaj force ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka shpërthyer në akuza ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, për të cilin thotë se marrëzia e tij për interesat personale, nuk kanë fund.
“Ka zellin e pangordhur të një ish-komunisti. Shkaku i kësaj sjellje dihet fare mirë. Dje është mbledhur Këshilli Kombëtar. Marrëzia e Berisha nuk ka fund për interesat e tij. Berisha në kulmin e dëshpërimit, skenat e sotme ishin qesharake. Berisha u përpoq të kthejë skenarët e 1997. Nuk ka lënë ish-kryetar të PD-së, pa i rrahur apo pa i thyer dhëmbët. E sotmja është një ndarje e qartë nga e kaluara. Po mbivendos hallin e tij personal, në këtë betejë më SHBA. PD thehu për herë të parë standardin e vendosur, unë u mjaftova vetëm me pezullimin e PD-së. Pezullimi është bërë në një moment paqartësie me veten time, por sot është krejtësisht e qartë”, tha Basha.




