E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 30 minuta më parë
Video · Politikë

Basha: Shkelqim Cani u bë kurban

Per liderin e opozitës Lulzim Basha ndryshimet ne qeveri janë thjesht arnime korruptive. Ne nje postim ne rrjetin social Facebook, kryetari i PD Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin Rama se me emërimet e reja ne kabinet, konfirmoi filozofinë se sa me shume te vjedhësh aq me lehte bën karriere. Sipas Bashes, Ahmetaj është ndër më të besuarit e bandës plaçkitëse të Edi Ramës dhe ka shkëlqyer si ndërmjetësi i pazarit të fshehtë për mega-aferën Skavica, ndërkohe qe Milva Konomi ka qene pjese e skemës se koncesioneve korruptive ne shëndetësi.

“Këto arnime korruptive pasqyrojnë vetëm interesat financiare të Edi Ramës. Ato do ta thellojnë edhe më tej rekordin e vjedhjes, varfërinë dhe krizën që janë produktet e vetme të kësaj qeverie. Ndryshimi i vërtetë nis me largimin e Edi Ramës dhe bandës së tij plaçkitëse”, shkruan Basha.

Te njëjtin gjykim kane përcjelle edhe figurat e rëndësishme te Partisë Demokratike për ndryshimet ne qeverinë Rama. Sipas opozitës, me këto ndryshime kryeministri tregon se mbetet i vendosur te promovoje vjedhjen dhe hajdutërinë.

 

Më shumë video

Reklamë