Jozefina Topalli deklaroi në “Quo Vadis” se ishte në dijeni që Basha do të merrte drejtimin e Partisë Demokratike në vitin 2013.

 

E pyetur nëse e mendonte asokohe veten në krye të PD-së, ish-kryetarja e Kuvendit pohoi: “Në atë kohë e kisha kuptuar që rruga ishte përgatitur për Lulzim Bashën”.

 

Topalli akuzoi më tej Bashën për probleme me ligjin dhe korrupsionin.

 

“Që do digjet mandatet dhe do digjte zgjedhjet, nuk e imagjinoja. Që kishte një shkallë të madhe përgjegjësie, kjo më frikësonte. Kisha paqartësi në raportin e tij me ligjin, në mënyrë të veçantë me problemet e korrupsionit.”

 

Sipas saj, Basha mund të arrijë deri aty sa të shesë vendin e tij.

 

“Ka patur momente përpara 1 a 2 vitesh ku flitej për rikonfigurim të kufijve të Kosovës. Kryetari i opozitës nuk ka folur asnjë fjalë në atë periudhë. Një njeri që nuk reagon kur shtrohet çështja e ndryshimit të kufijve, shet partinë e tij, shet listat e deputetëve, sigurisht që shet edhe vendin e vetë. Kjo ka qenë një frikë e përhershme. Atëherë kisha një lloj kufizimi në kritikat e mia sepse më mungonin faktet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *