Për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar reagoi njëzëri e gjithë opozita.

 

Kryetari i zgjedhur i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha shkruan se është hedhur hapi i duhur për zbardhjen e megaskandit korruptiv që u kushton qytetarëve 430 milionë euro.

 

Përshëndes vendosmërinë e SPAK për hetimin e thelluar të aferës së shekullit, e cila u kushton takaspaguesve shqiptarë më shumë se 430 milionë euro.

Sekuestrimi i inceneratorit fantazëm të Tiranës është një hap i duhur për zbardhjen e këtij megaskandali korruptiv.

Shpreh mbështetjen e plotë dhe inkurajoj institucionet e drejtësisë të veprojnë pa asnjë hezitim kundër korrupsionit në nivelet e larta, kësaj gangrene që shkatërron vendet e punës dhe mirëqenien e shqiptarëve.

Qytetarët shqiptarë presin dhe meritojnë drejtësi, ata e dinë mirë që peshku qelbet nga koka!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *