Subscribe

Per opozitën, fitorja e Bashkisë se Dibrës është vetëm fillimi i fitores se zgjedhjeve te përgjithshme te koalicionit te djathte. Se bashku me aleate te vjetër e te rinj, kryetari i PD Lulzim Basha, ka çelur fushatën ne Peshkopi, duke premtuar mbështetje per Dibrën si kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë. Nga Peshkopia, lideri i opozitës ka akuzuar rivalin politik Rama per korrupsion, duke premtuar se Partia Demokratike, e cila e nisi Rrugën e Arbërit do ta përfundoje ate. Votën e dibraneve per kandidaturën e Sherefedin Shehut e kërkoi edhe Besnik Mustafaj, i cili ka rreth një dekade qe nuk merr pjese ne takimet elektorale te Partisë Demokratike.
Vete kandidati Sherefedin Shehu prezantoi programin e tij per ndryshimin e Dibrës. Me herët, Lulzim Basha zhvilloi takime me qytetaret e Peshkopisë, ku ra ne sy edhe prezenca e Sali Shehut, i cili është pjese e Partisë se drejtuar nga Bamir Topi, Fryma e Re Demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *