E enjte, 8 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha rinis takimet me aleatët/ Kreu i PD pritet t’i mbyllë bisedimet brenda fundjavës

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka rinisur takimet me kryetarët e partive aleate për të mbyllur marrëveshjen për zgjedhjet e 25 prillit.

 

Reklamë

Afati i fundit ligjor për dorëzimin e marrëveshjes së koalicioneve në KQZ është 24 shkurti dhe opozita ka vetëm 4 ditë kohë për të përfunduar negociatat në lidhje me vendet që aleatët do të kenë në listën e kandidatëve të koalicionit.

 

Reklamë

Paradite kryetari i PD Lulzim Basha ka takuar kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi ndërsa pasdite do të zhvillojë një takim me kryerepublikanin Fatmir Mediu.

 

Idrizi dhe Mediu janë dy aleatët më të rëndësishëm të Partisë Demokratike në raport me peshën elektorale dhe të dy kërkojnë më shumë se një vend të sigurtë në listën e kandidatëve.

 

Të gjitha bisedimet mes PD dhe aleatëve pritet të mbyllen këtë fundjavë, pasi të hënën koalicioni opozitar do të nënshkruajë zyrtarisht marrëveshjen për të garuar së bashku në 25 prill.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë