Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka përsëritur se rruga e vetme për nje marrëveshje  mes opozitës dhe mazhorances është krijimi i nje qeveri teknike, e cila do te ketë per detyre përgatitjen e zgjedhjeve te lira e te ndershme. Basha ka replikuar edhe me kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se nuk do te ketë zgjedhje pa opozitën dhe nuk do te ketë parlament monopartiak.

 

“Le t’i themi sot, ta harrojë se do të ketë një Parlament të emëruar nga droga dhe krimi, një Parlament monist dhe gojëmbyllur. Sepse, kjo do të thotë edhe më shumë dhunë, edhe më shumë terror edhe më shumë papunësi dhe varfëri mbi qytetarët e thjeshtë të këtij vendi. Ky binom; parlament pa zë, pa opozitë dhe një popull i shtypur, nuk ka për të ndodhur!”

 

Pak dite para se kolegji te shqyrtoje ankimin e opozitës per afatin e depozitimit te kandidateve per deputet, Basha ka paralajmëruar serish gjyqtaret.

 

“Pasi e futi procesin në kolaps ligjor, listat i ka 24 orë me vonesë dhe nqse ia dalin ata burra dhe gra të Kolegjit Zgjedhor të dalin nga dara e presionit qeveritar që ka filluar dhe nga zhaget qe po u tundin. Do ta konstatoj këtë, sepse çdo shqiptar mund të numërojë nga zero deri në 50 apo jo? Nqse jo, faqja e tyre e zezë, por le të shohim”.

 

Basha ka përsëritur akuzat ndaj faktorit ndërkombëtar.

 

“Edhe partnerët ndërkombëtarët që vijnë, i trajton si gurë shahu. Në lojën e tij, sigurisht, nuk është fushë shahu tamam, sepse fusha nuk është fushë prej druri, gurët nuk janë prej druri, apo jo? Dhe nuk lëvizen thjesht me dorë, por lëvizen edhe me gjëra të tjera e keni parasysh apo jo? Çfarë është kjo zhagja? Se ma morët shpirtin”.

 

Sipas Bashes kryeministri Edi Rama ka tentuar te korruptoje edhe partitë aleate duke u ofruar mandate deputetesh oferte kjo e refuzuar nga krerët e koalicionit opozitar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *