Subscribe

Një ditë pas protestës në Bulevard, kryetari demokrat i është rikthyer çadrës, nga ku me tone atë ashpra paralajmëroi lëvizjen popullore kundër qeverisë “Rama”.

 

Mungesa e një procesi zgjedhor të lirë e të ndershëm, tha Basha, do detyrojë qytetarët t’i kundërvihen me çdo mjet arrogancës qeverisëse duke e rrezuar ate.

 

Në të 86-ën ditë të protestës, Basha i bindur në krijimin e asaj që e quan “Republikë të Re”, tha se vendimmarrja për akt të rëndësishem, do merret nga populli.

 

Kryedemokrati tha se zgjedhje pa opozitën, nuk do të ketë. Sipas Lulzim Bashes opozita kërkon një tranzicion të butë përmes një gare elektorale të ndershme.

 

Fjalën e plotë të kreut të PD-së, Lulzim Basha, mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *