Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
03 May 2026
Vizion fokus

Agjenda/ Rama drejt Armenisë, merr pjesë në Samitin e...

Trump: Do të tërheq mbi 5000 trupa amerikane nga...

Përplasi për vdekje dy të miturit në Durrës, arrestohet...

E rëndë në Durrës, dy fëmijë humbin jetën pas...

Vijojnë debatet në PD e Korçës, procesi i votimit...

Policia bën bilancin e muajit prill: 571 persona të...

Autorë të grabitjes së 9 banesave, arrestohen 2 “skifterët”...

Salianji: Berisha, i vetmi politikan i faktuar nga gjykata...

Berisha: Salianji darkoi me Agasin, jemi në kilometrin e...

Sherr mes të rinjve në një lavazh në Fier,...

Basha: Rënia e Murit te Berlinit shënon Triumfin e Lirisë

9 Nëntor 15:22

Lulzim Basha ka bërë një postim të gjatë në profilin e tij në facebook me rastin e 30 vjetorit të rëniës së Murit të Berlinit. Kreu I PD në këtë koment e quan rrëzimin e murit, si momentin e Triumfit të Lirisë.

 

Më poshte qëndrimi I plotë I Bashës me rastin e kësaj dite të shënuar për Gjermaninë dhe Europën.

 

 

30 vjet më parë, shqiptarët kthyen sytë me shpresë nga Gjermania, atje ku në pjesën e saj lindore po ndodhte realizimi i një ëndrre, shembja e murit që ndante Berlinin, rënia e diktaturës. Komunizmi po shpallte edhe formalisht falimentimin dhe po i dorëzohej revoltës së gjermanëve, të cilët kërkonin liri, demokraci dhe bashkim. Ngjarjet e Gjermanisë nuk ishin vetëm histori për shqiptarët. Ata gjetën tek rënia e Murit të Berlinit aleatin e tyre më të madh, shpresën se ndryshimi po vinte, edhe më shpejt sesa shpresonin më optimistët.

 

Brenda 12 muajve, kombi gjerman rrëzoi Murin e Berlinit, simbol të diktaturës e të ndarjes që gjatë 28 viteve të ekzistencës së vet përçudnuese, ishte shndërruar në varrin e mbi 200 disidentëve, të vrarë në përpjeke për të ikur nga ferri lindor e për të kaluar në anën e demokracisë.

 

Në të njëjtin hark kohor, inteligjencia në Shqipëri ngriti zërin e saj, qytetarët sulmuan klonet që rrethonin shtetin në të gjithë hapësirën e tij dhe shoqëria jonë pagoi një tribut të rëndë, me vrasjet në kufi të dhjetëra të rinjve, nga Shkodra në Sarandë.

 

Nën shembullin e përpjekjes gjermane dhe me shembjen e Murit të Berlinit si metafora e shpresës, pas 5 dekadash diktature, shqiptarët i dhanë jetë Lëvizjes “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa”, një revolucion paqësor që shembi regjimin më gjakatar të përtej Perdes së Hekurt.

 

Bashkë me këtë Lëvizje lindi Partia Demokratike, e para në këtë pjesë të ish-botës komuniste që aplikoi për anëtarësimin e vendit në aleancën e kombeve të lira, në NATO. Ajo i mishëroi idealet mbi të cilat u ngjiz edhe lëvizja që shembi Murin e Berlinit, me nisma që e drejtuan Shqipërinë drejt hapësirës euroatlantike dhe mbështetën ngritjen e ekonomisë së lirë të tregut.

 

Në 30-vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit, fatkeqësisht shqiptarët po kuptojnë e po provojnë përditë se muret nuk janë vetëm fizike.  Muret e reja të izolimit janë edhe më të vështirat për t’u shembur. Shqiptarëve dhe Shqipërisë rrezikojnë tu ngrihen mure prej keqqeverisjes, e cila ka rrënuar themelin e demokracisë, zgjedhjet e lira,  ka zëvendësuar Sundimin e Ligjit me sundimin e njëshit, ka shënuar rekorde të turpshme me vjedhjen, korruosionin dhe krizën ekonomike dhe që për eksport të vetëm me botën perëndimore, ka krimin dhe emigracionin.

 

Kjo klikë që u ka mohuar shqiptarëve edhe të drejtën e votës po e largon vendin nga gjiri i familjes perëndimore dhe drejt hapësirave të tjera, ku vota nuk njihet e ku klikat kthehen në autokraci të korruptuara. Në 30-vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit, regjimi kleptokrat shkumëzon kundër Perëndimit dhe sheh ëndrra me aleanca autokratike orientale.

 

Por shqiptarët nuk e kanë ndjekur e nuk e ndjekin pas turravrapin e tij oriental. Idealet që shembën Murin e turpit në Berlin janë idealet e demokracisë dhe të votës së lirë. Edhe sot, rinia dhe inteligjencia shqiptare janë bashkë me lidershipin europian, i cili në 30 vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit, e ka 9 nëntorin një ditë refleksioni, një ditë përbashkimi kundër autokracisë, kleptokracisë, populizmit e racizmit.

 

Këto ideale i ndan edhe shoqëria shqiptare, prandaj 9 nëntori i shqiptarëve është dita e rinovimit të zotimit kombëtar  “E Duam Shqipërinë si e gjithë Europa”. Është dita e evokimit të ëndrrës, shpresës dhe qëllimit për një Shqipëri ku çdo shqiptar të zgjedhë të jetojë me liri, mundësi, dinjitet dhe mirëqenie të garantuar.

Posted Under:
Politike
Tagged:
30 vjetor Basha Kreu i PD Muri i Berlinit

Nga e njëjta kategori

Agjenda/ Rama drejt Armenisë, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian

më shumë...

Vijojnë debatet në PD e Korçës, procesi i votimit shtyhet dy herë, çfarë po ndodh

më shumë...

Salianji: Berisha, i vetmi politikan i faktuar nga gjykata perëndimore, si i lidhur me krimin e organizuar!

më shumë...

Berisha: Salianji darkoi me Agasin, jemi në kilometrin e fundit për rrëzimin e qeverisë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:32

Agjenda/ Rama drejt Armenisë, merr pjesë në...

4:01

Trump: Do të tërheq mbi 5000 trupa...

3:27

Përplasi për vdekje dy të miturit në...

3:02

E rëndë në Durrës, dy fëmijë humbin...

2:54

“Lulja e Poetit” tërheq turistët, vizitorët të...

2:43

Himara mbushet me vizitorë, çelet sezoni turistik,...

2:02

Vijojnë debatet në PD e Korçës, procesi...

1:50

Policia bën bilancin e muajit prill: 571...

1:32

Fluks nga alergjitë e stinës, mjekët: 50...

1:18

Ekspozitë për historinë e shtypit, studiuesi Niko...

1:09

Autorë të grabitjes së 9 banesave, arrestohen...

12:59

Salianji: Berisha, i vetmi politikan i faktuar...

12:46

Berisha: Salianji darkoi me Agasin, jemi në...

12:20

Sherr mes të rinjve në një lavazh...

12:07

Finlanda: Një dron shkeli hapësirën tonë ajrore

11:57

Transformimi i Muzeut të Durrësit, një nga...

11:54

Maturantët testojnë njohuritë, nxënësit zhvillojnë provime me...

11:48

Kanceri i zorrës së trashë më i...

11:32

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, kreu i ARRSH...

11:27

Finalja e festivalit të videoklipit, pas rrugëtimit...

Më të klikuarat

  • Hyrje të reja dhe vendime që trondisin garën, nis “Fer...
  • “Ajo nuk do të preket kurrë”, nëna e Indrit flet...
  • Përplasi për vdekje dy të miturit në Durrës, arrestohet shof...
  • Politikanët në Gjermani reagojnë pas njoftimit për tërheqjen...
  • Mbaron periudha e vuajtjes, muaji maj sjell ditë të bardha p...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.