Subscribe

Per liderin e opozitës nje reforme e njëanshme çon ne destabilitet politik. Ky është mesazhi qe Lulzim Basha ka zgjedhur te përcjelle ne përfundim te mbledhjes me deputetet demokrate, duke theksuar se lëvizja e Partisë Socialiste per te futur ne kalendarin e parlamentit reformën ne drejtësi, bie ndesh me Kushtetutën e rregulloren.

“Duke avancuar në mënyrë të njëanshme në Parlament kërkesën për të miratuar një draft kushtetues që e kap politikisht drejtësinë, Edi Rama ka marrë përsipër dështimin e sigurtë, duke bërë të mundur nga njëra anë shtyrjen për të paktën një vit të reformës në drejtësi dhe nga ana tjetër duke rrezikuar delegjitimimin e Parlamentit dhe destablizimin politik të Shqipërisë.”

Dhe ashtu siç kemi pare, ambasadoret t’u bëjnë thirrje individuale deputeteve për te votuar reformën, kryetari i PD u ka bere thirrje individuale pjesëtareve te maxhorances te mos votojnë nje draft qe krijon nje drejtësi te kapur.

“Sot dua t’i bëj një thirrje të gjithë deputetëve të mazhorancës, të mos përdoren politikisht si mburojë nga njeriu që ka tmerr drejtësinë e pavarur. Dua t’ju them sot shqiptarëve që Partia Demokratike ka bërë të gjitha përpjekjet për një drejtësi që nuk mbron por lufton korrupsionin dhe krimin, për një drejtësi që t’iu shërbejë sa më mirë interesave të tyre dhe se çështja që na ndan sot me Edi Ramën është në fakt çështja më e rëndësishme”.

Per liderin e opozitës, rekomandimi nr 88 i Komisionit te Venecias është e vetmja rruge per te miratuar reformën. Nëse ka kapje politike sipas draftit të Edi Ramës nuk ka reformë.

“Nëse ka reformë ajo do të bëhet sipas Komisionit të Venecias dhe me këtë reformë nuk ka kapje politike. Këtë kërkon Partia Demokratike, këtë kërkon opozita e unifikuar dhe e shtuar në radhët e saj edhe me faktorë që deri dje nuk e kanë parë veten e tyre në opozitë”.

Dhe gjate ditëve te fundit kane qene disa politikane qe kane folur per nje reforme konsensuale, duke nisur nga Dule, Ndoka e deri tek deputeti i Lezhës Eduard Ndocaj.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *