Subscribe

 Opozita nuk do të bëhet pjesë e dialogut për reformën zgjedhore, pasi vendi sipas kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prioritet zgjidhjen e krizës politike.

 

Basha ka shfrytëzuar një pjesë të raportit të OSBE-ODIHR që vë në dukje se ligji aktual zgjedhor është i mirë, për të vënë në dukje se vendi ka nevojë për ti dhënë fund krizës politike.

 

Të gjithë e dimë që këtë krizë politike nuk e ka shkaktuar kodi zgjedhor, nuk e ka shkaktuar kushtetuta dhe ligjet e Shqipërisë. Kushtetuta dhe ligjet e Shqipërisë nuk janë përgjegjëse as për Valdrin Pjetrin, as për Mark Babanin, as për agim kajmakun, as për vjedhjen evidente të votave edhe në procesin monist dhe antikushtetues të 30 qershorit.    

 

Lideri i opozitës ka theksuar se reforma zgjedhore ka rëndësinë e saj, por kriza nuk zgjidhet me ftesa të pasinqerta, duhet vullnet politik për këtë.

“Nuk mund të fshihemi pas ftesave të pasinqerta, nuk mund të fshihemi pas ftesave që janë fyerje që nisën nga Damian Gjiknuri, ateherë le të ftojnë Avdyljat e Ymer Lalet.

Duke iu referuar ftesës së përbashket OSBE-parlament për një tryezë për diskutimin e sistemit zgjedhor, Basha ka kritikuar edhe OSBE e cila sipas tij ka heshtur për çështjet më të rëndësishme.

 

Nga OSBE ne Tirane pres qe te shprehet per raportin e ODIHR, per 3 kryetaret e bashkive te inkriminuar

Kreu i PD-së ka theksuar se nuk eshte opozita e cila eshte bere pengese per zgjidhjen e krize.

“Ne i kemi dhene nje pergjigje perfaqesuesve nderkombetare e refuzimi ka ardhur nga rama, ne nuk jemi pengesa per proces gjithëpërfshirës, por është Edi Rama.

Përveç ftesës publike të kryeministrit Rama, Partisë Demokratike i ka mbërritur edhe një ftesë nga OSBE dhe komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore për të marrë pjesë në një tryezë në datën 25 shtator ku do të diskutohet rreth sistemit zgjedhor në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *