Subscribe

Në takimin e fundit në Burrel para protestës së kësaj të shtune, Lulzim Basha përshendeti angazhimin e ndërkombëtarëve dhe në mënyrë të vecante Gjermanisë për zgjidhjen e krizës në Shqiperi, por u shpreh i vendosur për të mos negociuar kushtin e PD që Rama të largohet nga posti I kryeministrit.

 

“Beteja jonë ka mbledhur gjithmonë e më shumë njerëz dhe sot ëshë shumicë absolute e çdo shqiptari patriot, kundër një grushti tradhtarësh, kopukësh, hajdutësh që mendojnë se mund të marrin peng të ardhmen tonë me 30 qershor. Le ta marrë përgjigjen edhe sot nga Mati siç do të kumbojë nesër në Tiranë, se koha kur Edi Rama dhe një grusht horrash mbanin peng një Shqipëri të tërë mori FUND.  Një shoqëri e lirë, e përbërë nga njerëz të drejtë, mund ta humbë përkohësisht rrugën, të humbë kohë, por vjen një moment që një shoqëri ka nevojë të përballet me të keqen, ta mundë frikën.”

 

 

Përpara matjanëve, lideri i opozitës tha se në një vend normal europian, ky kryeministër me shumë skandalë duhet të kishte dhënë me kohë dorëheqjen.

 

 

Edi Rama po të kishte pasur një të njëmijëtën e nderit dhe dinjitetit të tereza mayt, apo Sebastian Kurtz, apo të një kryeministri normal ballkanik, do të ishte larguar me dhjetëra herë. Do të ishte larguar kur u zbulua se solli në parlament trafikantët e vajzave dhe grave shqiptare, narkotrafikantët dhe vrasësit dhe i bëri deputetë. Për pushtetin e tij kriminalizoi parlamentin. Duhet të ishte larguar kur u zbulua se nën urdhrat e tij dhe të yllit të tij Saimir Tahiri Shqipëria u shndërrua në një hambar droge dhe në një bahçe të krimit të organizuar. Duhet të ishte larguar kur ministri tjetër Fatmir Xhafa u kap me skandalin e vëllait të tij që e mbronte, duhet të ishte larguar kur Damian Gjiknuri u kap në vjedhje pas vjedhjeje, nga skandali i OSHEE tek skandali i Unazës së Madhe. Edi Rama nuk ka as të njëmitën e dinjitetit dhe nderit të asnjë kryeministri në botë. JO, Edi Rama nuk ka nder, nuk ka dinjitet, ka vetëm kusari, etje të babëzitur për pushtet që e shtyn në paktin e tmerrshëm me krimin.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *