Partitë opozitare u mblodhën këtë të enjte në një takim, ku në fokus ishte krijimi i një Federate të opozitës së bashkuar.

Në takim morën pjesë Rithemelimi, Balli Kombëtar, Partia e Bashkimit Liberal Demokrat, Partia Demokristiane, PAA, PR, PBDNJ, Partia e Lirisë, FRD, Partia Balli Kombëtar Demokrat, Lëvizja e Legalitetet, Bashkimi Demokrat Shqiptar. Parimi i kësaj Federate është “Edhe pse të ndryshëm, kemi një qëllim të përbashkët, ndërtimin e një Shqipërie Europiane”.

Lexo edhe :

Related Posts

I pari që mori fjalën në mbledhjen e partive politike opozitare, ishte kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Ai tha se qëllim është që opozita të ngrihet mbi interesat e saj dhe debatet politike.

Në platformën e tyre thuhet se qeveria aktuale kontrollon të gjitha pushtetet në mënyrë antidemokratike. Sipas tyre, qeveria ndikon edhe në procesin zgjedhor, duke shkelur të drejtat e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe me vullnet të plotë.

Duke marrë në konsideratë situatën shumë të rëndë politike, ekonomike dhe shoqërore në Shqipëri gjatë qeverisjes së korruptuar të Edi Ramës, si dhe cënimin e rëndë të sistemit tonë kushtetues, pluralizmit politik të një Republike Parlamentare, ku Qeveria kontrollon në mënyrë antidemokratike të gjitha pushtetet”, thuhet ndër të tjera në marrëveshjen e partive opozitare.

Firmosja e marrëveshjes

Firmën në marrëvehsje e kanë hedhur kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, kreu i Partisë Demo-kristiane Nard  Ndoka dhe drejtues të tjerë partishë opozitare. Në marrëveshje ka munguar firma e kreut të LZHK, Dashamir Shehu dhe kreut të PDIU Shpëtim Idrizi. Po ashtu, kreu i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha, nuk është bashkuar.

Qëllimi i Federatës

I pari që mori fjalën në mbledhjen e partive politike opozitare, ishte kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Ai tha se qëllim është që opozita të ngrihet mbi interesat e saj dhe debatet politike.

Duke qenë të ndërgjegjshëm, për t’iu përgjigjur sidave të sigurisë, është me rëndësi që të ndërhyhet. Duke parë me shqetësim braktisjen e vendit nga të rinjtë, dhe rrëshqitjes së vendit drejt një qeverisje autoritare, duke parë të rëndësishme votimin e diasporës në zgjedhje, mohimin e të drejtave kushtetuese të opozitës në Kuvend, apo mungesat e zgjedhjeve të lira, nevojitet që opozita të ngrihet mbi përgjegjësitë e saj dhe të kalojë debatet. Deklarojmë; institucionalizimin e federatës së bashkuar, sipas parimit për të ndërtuar një Shqipëri Europiane.”, tha Mediu.

Bashkimi i opozitës

Bashkimi i opozitës për të shkuar si një parti e vetme drejt zgjedhjeve të përgjithshme të 2025-sës është fokusi kryesor i Federatës. Flamur Noka e ka cilësuar marrëveshjen mes partive politike si një mesazh të fortë që vjen para protestës së 20 shkurtit.

Sipas Nokës kjo është përgjigje kundër sundimit të Ramës. Ai shtoi se bashkimi është një nevojë kombëtare para pushtetit të Edi Ramës.

Bashkimi opozitës po ndodh disa ditë para protestës së madhe të ftuar nga PD, tashmë nga opozita. Bashkimi që ndodh është fuqizim i mesazhit për protestën e madhe të 20 shkurtit.

Është sinjal për Ramën se ne përpjekjeve të tij për të rrëzuar pluralizmin do ti përgjigjemi në cdo formë e mënyrë, e më cdo armë të mosbindjes civile. Bashkimi e vetmja formë për të ndalur Ramën në asgjësimin e Shqipërisë. Bashkimi është nevojë kombëtare”, tha Noka.

Ftesa për Bashën

Por edhe pse Lulzim Basha mungoi në firmosjen e marrëveshjes së partive opozitare, sërish për të erdhi një ftesë. Në përfundim të mbledhjes, Gazment Bardhi  për mediat tha se kreu i PD duhet të bashkohet në frontin anti-Rama. Bashkë do të jemi edhe më të fortë, tha Bardhi ndër të tjera në fjalën e tij.

E ripërsëris, cilido që ndjehet në opozitë, e vetmja rrugë për t’u forcua është të bëhemi bashkë, në diversitet dhe të bashkuar rreth ideve, por nuk ka rrugë tjetër për t’i dalë përballë një qeverie që është forcuar edhe nga copëzimi i opozitës. Duhet të jemë bashkë për të qenë më të fortë”, tha Bardhi.

Pjesë e tryezës me partitë opozitare ishte edhe nënkryetari dhe deputeti i Partisë së Lirisë, i cili e cilësoi këtë ditë, një ditë të mirë për shqiptarët ndërsa ka theksuar se pavarësisht dallimeve, ka disa vija që bashkojnë të gjithë të pranishmit në tryezë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *