Subscribe

Lulzim Basha mori pjese per here te pare ne parlament si lider i opozitës per te qene pjese e seancës se miratimit te reformës ne drejtësi. Ne fund te këtij procesi 2 vjeçar para gazetareve, Basha vlerësoi rendesine e reformës ne drejtësi per shqiptaret.

“Urime te gjithë shqiptarëve. Kjo është fitorja juaj.  Jam krenar që isha pjesë e kësaj beteje në emrin tuaj, për fatet tuaja, të fëmijëve tuaj, për të ardhmen tuaj, për të ardhmen tonë të gjithë së bashku.”

Por Basha replikoi edhe me rivalin politik Rama, duke i kujtuar se tashme ka ardhur fund i qeverisjes se tij.

Sot duhet të ishte një ditë përbashkimi. Por retorika e helmuar në Parlament vërteton se dita e parë e Reformës në Drejtësi është dhe fillimi i ditëve të fundit të kësaj qeverie. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe kur një qeveri e themeluar dhe e zhytur në korrupsionin dhe kriminalitetin më të paprecedentë në Ballkan u detyrua prej presionit ndërkombëtar dhe presionit të Partisë Demokratike të pranojë normat europiane, normat veneciane, normat amerikane të cilat që këtej e tutje janë një garanci më shumë për çdo qytetar shqiptar dhe një shqetësim më shumë për korrupsionin dhe kriminalitetin e kësaj qeverie.”

Pas ketij momenti Lulzim Basha ka theksuar se beteja e re e opozitës eshte beteja per zgjedhje te lira e te ndershme.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *