E enjte, 5 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Basha: Referendum për “mbetjet”

Partia Demokratike ka filluar aksionin politik kundër importit te mbetjeve. Lideri i opozitës Lulzim Basha i ka kërkuar presidentit Bujar Nishani, te mos e dekretoje ligjin duke lajmëruar se demokratet do te shfrytëzojnë çdo hapësire per te mos lejuar importin duke përdorur edhe mekanizmin e referendumit nëpërmjet kërkesës se 28 deputeteve, ndonëse opozita nuk i ka votat per ta miratuar ne parlament.

“I kërkojmë presidentit te mos dekretoje ligjin, do e pengojmë te kaloje serish ne kuvend; do shohim si mund te behet referendum do ushtrojmë te drejtën e referendumit me 28 deputete.”

Kryetari i PD Basha ka sqaruar pse opozita ndryshoi qëndrim ndaj importit te mbetjeve, te cilin e kishte lejuar vete kur ishte ne pushtet nëpërmjet miratimit te ligjit ne shtatorin e 2011.

“Dua te ndaj një reflektim personal me ju; mendoj se mafia ndërkombëtare do ta bente te vështire zbatimin e ligjit. Une personalisht kam reflektuar per vendimin e marre; nje vend qe shpall prioritet turizmin s’mund te kete prioritet mbetjet; aq me tepër kur shteti yne është i dobët e i korruptueshëm. Ka nje evoluim te PD dhe nje reflektim timin personal.”

Reklamë

Basha akuzoi kryeministrin Rama se me ndryshimin e qëndrimit ndaj importit te mbetjeve tradhtoi dhjetëra mijëra qytetare qe kërkuan referendum e qene fakt e sollën ne pushtet; dhe kjo është bere sipas Bashes vetëm per nje arsye.

“Korrupsioni mafioz qe është e vetmja arsye pse Edi Rama është sot avokati i importit.”

Ndryshimet ligjore qe bëjnë te mundur importin e mbetjeve u kaluan te enjten ne parlament, por pengesa e pare qe ligji te hyje ne fuqi është president i Republikës Bujar Nishani; i cili ende nuk dihet nëse do t’i përgjigjet apelit te Partisë Demokratike.

 

 

Më shumë video

Reklamë