Kryedemokrati, Lulzim Basha, ka shprehur nderimet për rreshterin e rënë në krye të detyrës në Kosovë, Afrim Bunjaku. Basha shkruan se jo vetëm Kosova, por çdo shqiptar është në zi, ndërsa shton se askush nuk mund të luajë me dinjitetin dhe jetën e qytetarëve.

 

“Jo vetëm Kosova por çdo shqiptar sot është në zi për vrasjen në krye të detyrës së rreshterit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku.

 

Nderim për jetë Afrim Bunjakut, dëshmorit më të ri në altarin e heronjve të Kosovës së lirë dhe sovrane në të cilën askush nuk mundet më të luajë me jetën, dinjitetin dhe sigurinë e qytetarëve të saj”, shkruan Basha.

 

Kosova dhe Shqipëria e kanë shpallur ditë zie kombëtare këtë të hënë në nderim të policit, që u vra nga sulmi me armë zjarri në veri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *