Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha komentoi para gazetarëve vendimin e GJKKO për paraardhësin e tij, Sali Berisha.
Ai tha se ndjen keqardhje në rafshin personal për ‘fundin’ e Berishës, por sipas tij çdokush mban përgjegjësi për pasojat e veprimeve që zgjedh.
Lexo edhe :
Related Posts
Ai nënvizoi se ka kërkuar heqjen e imunitetit të Berishës, pasi të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit.
“Kam dy reagime, njëri është në rafshin personal, tjetri është në rafshin politik, zyrtar. Në rafshin personal natyrisht nuk më vjen mirë, më vjen shumë keq që një njeri me të cilin kam bashkëpunuar për një kohë të gjatë, i cili padiskutim ka dhënë kontributetet e veta për vendin të përfundojëe këtu. Çfarë kam pas për t’i thënë ia kam thënë dhe besoj se e dini se edhe ai e ka thënë publikisht një pjesë të këtij komunikimi, që kishtë të bëjë pikërisht me hapat që duheshin hedhur për të mos ardhur deri këtu, por në fund secili në fund bën zgjedhjen e vetë në jetë dhe duhet të mbajë përgjegjësi”, tha ai që kosotoja e këtyre veprimeve rëndon jo vetëm tek ai dhe tek familja e tij, por edhe tek opozita./vizionplus.tv/