E premte, 18 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha-Ramës: Tradhtar! Po vret shpresat e shqiptarëve

Ilustrim · Vizion Plus

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha fajëson kryeministrin Edi Rama për largimin e shqiptarëve nga vendi.

 

Në një postim në “Twitter”, Basha nënvizoi se shpresat e qytetarëve shqiptarë po vriten nga mënyra e keqe e qeverisjes. Sipas tij, ka ardhur momenti që të veprohet.

 

Mes të tjerash, lideri demokrat e cilësoi zbrazjen e Shqipërisë një akt “tradhtie kombëtare”.

 

“Sa kohë ky njeri drejton Shqipërinë, aq kohë shqiptarët do zbrazin vendin e të parëve. Keqqeverisja e këtij KM që vret shpresat e qytetarëve, është arsyeja për këtë rekord botëror të zi në emigracion. Është koha për të reaguar. Zbrazja e Shqipërisë është akt tradhëtie kombëtare!”

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh