Kryeministri Edi Rama ironizoi këtë të martë edhe një herë tjetër kryedemokratin Lulzim Basha në lidhje me lapsuset e bëra gjatë kohëve të fundit.

Përmes një postimi në “Twitter”, lideri demokrat shkruan se kreu i qeverisë fshihet si struci pas një laspusi, duke iu shmangur vjedhjeve të qeverisjes dhe dramës që po kalon çdo shqiptar.

“Kur vjedhja galopante, keqqeverisja, ekonomia dhe shëndetësia janë sot drama e çdo shqiptari,KM fshihet si struci pas një lapsusi. Tragjike dhe me pasoja është të kesh një KM që nuk do ta t’ja dijë për 6 në 10 biznese drejt mbylljes, e 100 mijë shqiptarë që kanë humbur punën.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *