E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 18 minuta më parë
Politikë

Basha-Ramës: Për shkakun tënd, njerëzit janë sot të papunë dhe të varfëruar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkruan se ekonomia po tkurret me 9%, më keq se në çdo vend tjetër.

Në një postim në “Twitter”, Basha shprehet se ekonomia po dëmtohet sepse kryeministri Rama zgjodhi të paguajë me paratë e shqiptarëve miqtë e tij oligarkë dhe jo njerëzit e bizneset.

Sipas tij, Rama është shkaktari pse qytetarët janë sot të papunësuar.

“Ekonomia jonë pritet të tkurret me 9%, më keq se në cdo vend tjetër, sepse RAMAVIRUSI zgjodhi të paguajë me paratë e shqiptarëve miqtë e tij oligarkë dhe jo njerëzit e bizneset. Prej RAMAVIRUSIT njerëzit janë sot pa punë, të varfëruar dhe pa asnjë mundësi të përballojnë krizën.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë