E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha-Ramës: Bëhu burrë e prano përgjegjësitë, lëri batutat

Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur sërish kryeministrit Edi Rama lidhur me masat e ndërmarra nga qeveria kundër koronavirusit.

 

Lideri demokrat shkruan se Ministria e Shëndetësisë dhe përgatitja e qeverisë për koronavirusin është rrumpallë, ndërsa i kërkon që të shtrohet nga puna për të mbrojtur shëndetin e njerëzve.

 

Reklamë

“Kur gishti tregon hënën, i marri tregon gishtin. @ediramaal ministria jote e Shëndetësisë është rrumpallë, përgatitja e qeverisë tënde për koronavirusin rrumpallë, qeveria jote rrumpallë. Mblidh veten. Boll duke u ankuar dhe duke fajësuar të tjerët për dështimet e tua. MERR MASA të mbrosh mjekët dhe infermierët.”

 

Ai shtoi se Rama duhet të bëhet burrë dhe të pranojë përgjegjësitë dhe jo të bëjë humor, pasi nuk është koha e duhur.

 

“Lëri batutat bajate, shtroju punës për të mbrojtur shëndetin e njerëzve! Ke zgjedhur ditën e gabuar të sulmosh opozitën.Bëhu burrë dhe prano përgjegjësitë e tua! Gjendja është shumë serioze! Boll u solle si kloun, nuk është koha për të qeshur me ty.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë