Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka shpejguar para qytetarëve atë çfarë u diskutua gjatë tryezës së paradites. Në fjalën e tij tek çadra Basha theksoi se Kryeministri Rama u tërhoq edhe nga paketa e propozimeve të 25 prillit kur mbërriti në Tiranë McAllister. Kreu i opozitës përsëriti qëndrimin se zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk diskutohen.

 

Pjesë nga fjala e Bashës

 

Pala tjetër është tërhequr edhe me propozimet që vetë i pranoi një javë më parë. Ne si forcfë politike por edhe si opozitë ofruam gjithçka çfarë ne kemi në dorë. As bojkot nuk do të ketë, sepse ne nuk do të rrimë duarkryq, por as zgjedhje nuik do të ketë pa opozitë. Rama me koalicionin e tij vjedhi çfarë mundi këto katër vjet nga posti i presidentit deri tek delet dhe kecat në rrugë. Por zgjedhjet e lira, tëe nesërmen dhe të ardhmen nuk do t’i vidhni dot. Të dielën e ardhshme në Kavajë populli do të nisë llogarinë. Koha për t’i thirrur mendjes është sot, çdo ditë që kalon shanset për një kompromis mes dy realiteteve po mbarojnë. Në fund të takimit i thashe t’i thërrasë mendjes pasi kjo krizë nuk zgjidhet me dufe, me fakeneës, me gënjeshtra dhe me deklarata të paguara jashtë vendit, por zgjidhet nëse shqiptarët e konsiderojnë të tillë, nëse ata e marrin garancinë. Qeveria teknike me mandat për të larguar kriminelët nga qeveria, për të realizuar votimin dhe numërimin elktronik, kushdo që i bashkohet kësaj kauze është i mirëpritur. Dije se populli është i gatshëm të të mposhtë totalisht. Me fatet e shqiptarëve nuk mund të luhet më. E gjithë Shqipëria me forcën e bashkimit, paqësor dhe të vendosur deri në fund më datë 7 maj do të çlirojë Kavajën. Qytetarët e ndershëm të Kavajës janë në ballë të kësaj beteje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *