E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha: Rama po punon për mafian

Kryetari demokrat Lulzim Basha akuzon kryeministrin Rama, se me miratimin e ligjit për importin e plehrave, i shërben një pakice që po pasurohet në kurriz të shumicës. Sipas Bashes, ligji është bërë vetëm për interesa korruptive dhe kriminale. Në një reagim në Facebook, kreu i opozitës thotë se loja me plehrat është e rrezikshme. Ai kujton se kudo në botë, gjenden mijëra ton mbetje të rrezikshme dhe të dëmshme që presin të shkarkohen diku. Basha shkruan me tej se një pjesë e tregtisë ndërkombëtare te plehrave është nën kontrollin e grupeve të dyshimta dhe kriminale. Sipas tij, të gjithë ata kërkojnë të gjejnë vende ku nuk ka rend e siguri, ku politikanët të korruptuar jane të gatshëm të shiten për para. Basha thekson se Shqipëria e Edi Ramës është vendi ideal për këtë gjë. Ai ve ne dukje se në Shqipëri trafikohen me dhjetëra mijëra tonë drogë. Në këto kushte është e sigurte, – shkruan Basha – se plehrat do të sjellin helm në Shqipëri. Kreu i PD-së nënvizon se pas miratimit të ligjit, kryeministri ka filluar një fushatë manipulimi, kërcënimi dhe keqinformimi, për t’i detyruar njerëzit të mbyllin gojën dhe t’i nënshtrohen vullnetit të tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë