Kreu demokrat Lulzim Basha duke I cilësuar votimet e 30 qershorit si një farsë u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bojkotojnë ato.

 

Gjatë deklaratës për shtyp, Basha akuzoi kryeministrin Rama se po kërkon viktima në 30 qershor me qëllim që të mbajë pushtetin e tij.

 

“Pasnesër është 30 qershori, kur Edi Rama do të kryejë aktin e fundit politik të regjimit të tij para rrëzimit.Një gjë sot është e qartë: 30 qershori është rrëzuar pa ardhur ende. Votimet farsë janë bërë pa ardhur ende. Por 30 qershori, nga një garë politike ku do të kërkonte fitore, është kthyer tashmë në varrezën politike të Edi Ramës. Ka vetëm një mënyrë që ne mund t’i japim oksigjen kësaj kufome politike: Kjo është dhuna. Edi Rama po kërkon viktima, që t’i përdorë ato për të justifikuar apo mbajtur pushtetin. por ne nuk duhet të lejojmë që asnjë fije floku i asnjë shqiptari të preket pPër të zgjatur jetën e kësaj kufome politike.”

 

Basha u kërkoi qytetarëve që të mos bien pre e provokimeve të qeverisë dhe që të mos I përkulen presionit.

 

“Ndaj ju ftoj të gjithëve që të mos biem pre e provokimeve të Edi Ramës! Refuzojeni Edi Ramën! Braktiseni Edi Ramën!  Mos iu përkulni presionit të tij për të dalë në votimet farsë! Denonconi çdo gjë që regjimi i tij bën, presionin, dhunën, fallsfikimin, mashtrimin! Mbi të gjitha, le të jemi bashkë më 30 qershor, duke ngritur zërin si qytetarë të denjë europianë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *