Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka shkuar serish ne Dibër, per te bere fushate ne krah te kandidatit demokrat Sherefedin Shehu. Gjate takimit me përfaqësues te biznesit, Basha ka akuzuar qeverinë se me politikat e saj ka çuar ne mbylljen e mijëra bizneseve. Sipas liderit te opozitës, përveç taksave te larta e gjobave arbitrare, korrupsioni është nje nga faktorët kryesore qe përkeqëson klimën e biznesit.

“Taksat janë rritur, tarifat janë rritur, arroganca e pushtetit është rritur, represioni është rritur, çmimi i naftës është rritur, çmimi i energjisë është rritur. Po të gjitha këto bien mbi kurrizin e biznesit. Sigurisht që me një analizë të fundit bien mbi kurrizin e çdo shqiptari, se kur është keq biznesi është keq vendi.

Kush tjetër përveç Sadriut merr tendera në Dibër? Po mirë, nuk ka biznese të tjera këtu që të gjitha i merr Sadriu? Po kaq është Dibra një katund me Sadriun?

Jo more zotëri nuk është kaq. Ka firma Dibra, po s’ka konkurrencë se ka klientelë, se ka korrupsion.”

Ndersa kandidati Shehu ka shpjeguar vizionin e tij per me pak taksa.

“Parashikojmë në programin tonë ulje në maksimum të taksave dhe thjeshtim të sistemit të taksave. S’ka pse të jenë 24 taksa bashkie. Dhe taksat asnjëherë nuk duhet të jenë shkak për të falimentuar biznesin. Sepse fatkeqësisht qeveria e sotme taksën e ka vendosur si mekanizëm edhe për të burgosur. Për ato shërbime që janë në letër dhe nuk ju ofrohen juve, për të cilat ju paguani taksat, nuk do të ketë taksë.

Në qoftë se uji vjen një herë në ditë, pse duhet të rritet tarifat e ujit të pijshëm? Siç ka ndodhur edhe këto ditët e fundit që na janë ankuar qytetarët”.

Nderkohe qe lideri i opozitës Basha ka premtuar se ulja e taksave ne bashkinë e Dibrës është vetëm hapi i pare pasi kur PD te vije ne pushtet, taksat do të ulen në nivel kombëtar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *