Subscribe

 

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka zhvilluar nje takim me familjaret e protestuesve qe u arrestuan nga policia pas tubimit ne rrugën e Kombit. Ne krah te tyre Basha ka kërkuar lirimin e 11 qytetareve qe ndodhen ende ne burg dhe dhënien fund te nje procesi, qe sipas tij, po terrorizon banoret e Kukësit.

 

“Këta janë njerëzit që mbijetojnë me mund dhe vështirësi dhe përballen me varfërinë ekstreme, shpërfilljen, mungesën e ndihmës ekonomike dhe shanseve për punë, të cilëve u është vënë taksa dhe trau tek dera.”

 

Basha ka reaguar per here te pare edhe per procedimin e nisur ndaj tij per aksionin e bllokimit te rrugëve.

 

Jam krenar që jam sot në krah të tyre dhe jam krenar që së bashku me deputetët e tjerë po hetohemi nga kjo hetuesi politike e cila në mënyrë të verbër mendon se mund të mbysë me akte të tilla revoltën e drejtë e njerëzve të thjeshtë.”

 

Basha ka theksuar se protesta qe nisi ne Kukës nuk do te ndalet.

 

Aktin që ndërmorën qytetarët e Kukësit për të refuzuar grabitjen dhe padrejtësinë nga kjo qeveri, të vazhdojmë të gjithë deri në fitore në këtë përpjekje të përbashkët për ti dhënë fund njëherë e mirë një shteti grabitqar e të padrejtë. Një shteti të privatizuar nga Edi Rama i cili për hir të xhepave të tij dhe të klientëve të tij vërsuli policinë kundër njerëzve të pambrojtur, i trajtoi ata si terroristë ndërkohë që kriminelët, trafikantët, ministrat e korruptuar, ata që jetojnë në saraje miliona dollarëshe, që kanë vënë miliona dollarë pasuri me lekët e taksës së qarkullimit që vidhet dhe nuk shkon për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit dhe rrugëve të tjera, ata të japin përgjegjësi një orë e më parë para ligjit.”

 

Javën e ardhshme opozita do te filloje protestat ne te gjithë vendin kundër qeverise, jo vetëm për taksen e rrugës se Kombit; por per te gjitha taksat qe jane rritur e qe sipas saj, varfërojnë shqiptaret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *