Lideri i opozitës Lulzim Basha ka mbyllur fushatën elektorale ne Fier, duke u kërkuar qytetareve qe te dielën te votojnë numrin 6, Partine Demokratike. Nga Fieri, Basha ka risjelle ne vëmendje premtimet e pambajtura te kryeministrit Edi Rama, i cili shpenzoi miliona euro, por nuk hapi asnjë vend te ri pune ne zonën e Fierit.

 

Me pas Basha është takuar me mbështetësit e Partisë Demokratike ne Vlore, prej nga ka deklaruar se ky qytet do t’i paraprije republikës se re. Basha ka sulmuar kryeministrin Edi Rama se edhe pse i pari ne listën e Vlorës, nuk beri asgjë per këtë qytet.

 

Basha u ka premtuar vlonjateve se do te aplikoje taksat me te ulëta ne rajon, qeveria do te paguaje stazhe per 10 mije te rinj dhe 100 milionë euro do te jene subvencione per bujqësinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *