Kryetari i Partisë Demokratike ka lëshuar akuza të ashpra në drejtim të Kryeministrit. Në një dalje për mediat gjatë mbrëmjes nga çadra e protestës, Basha tha se Rama ka ndërmarrë një operacion kombëtar dhe ndërkombëtar për pastrimin e parave të pista të krimit dhe politikës para zgjedhjeve parlamentare. Basha nuk hezitoi ta konsiderojë këtë akt të Ramës dhe një hakmarrje politike, duke qenë se bëhet fjalë për bashkëshorten e kreut të LZHK-së, Dashamir Shehi, parti kjo në koalicion me PD.

Ditën e nesërme në orën 10:00 të mëngjesit, Edi Rama ka urdhëruar shkarkimin e Drejtoreshës së Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, një institucion i barabartë në rëndësi me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë.Kjo ndodh për disa arsye. Së pari qartësisht sepse është një person që nuk e kontrollon dot politikisht, pra për hakmarrje politike. Është padyshim një nga personat më të kualifikuar në Ballkan dhe Europë për punën që kryen, e vetmja që është votuar dy herë me 120 vota në Kuvendin e Shqipërisë, me dy kualifikime amerikane dhe britanike në fushën e akuaristikës, pra të parashikimit të dinamikave të sigurimeve. Është bashkëshortja e kreut të njërit prej koalicionit tonë, Dashamir Shehit.

Hakmarrja politike është një dimension, por pas hakmarrjes politike fshihet diçka më e madhe. Edi Rama pasi i hapi dyert krimit të organizuar dhe parave të drogës, ka marrë në dorë një operacion masiv kombëtar dhe ndërkombëtar për pastrimin e parave. Për këto asrye, qartësisht ka përfshirë familjarët e tij në një bankë të dyshuar për transaksione të pastrimit të parave. Diçka që e kanë raportuar mediat për vetë bashkëshorten e tij. Dhe pas kapjes së Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare qëndrojnë po kështu familjarë të Edi Ramës.

Përpjekja do të jetë që të vendosen dhe gjoba të majme ndaj kompanive të sigurimeve në Shqipëri në prag të zgjedhjeve të ardhshme. Është e qartë se shtetit mafioz, kriminal dhe nakotrafikant i Edi Ramës nuk ndalet para asgjëje për të asgjesuar çdo institucion të pavarur. Asnjë institucion i pavarur nuk ka mbetur pa u asgjesuar nga krimi, nga droga dhe nga shteti narkotrafikant i Edi Ramës. Ka rënë parlamenti, është një parlament i krimit, ligji për dekriminalizimin nuk zbatohet, kanë rënë bashkitë e vendit për të njëjtat arsye, ka rënë çdo institucion tjetër i vendit, ka rënë shtylla e katërt, media, e cila ndodhet në një presion të jashtëzakonshëm pikërisht sepse duhet ti shërbejë shtetit të krimit, shtetit të drogës dhe të narkotrafikut. Dhe tani paska mbetur një institucion pa kapur, që është Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare dhe ky do të jetë hapi i ardhshëm i Edi Ramës nesër në orën 10:00.

Në këtë realitet është e qratë se vendimi i qytetarëve shqiptarë është i drejti, i vetmi vendim i drejtë. Institucioni i vetëm që është në këmbë është ai që ka shkatërruar çdo institucion tjetër të Republikës, është qeveria e krimit, e drogës, parave të pista dhe insdustrisë së larjes së parave me në krye një njeri që solli kriminelët në politikë, mbuloi Shqipërinë me drogë, u dha mbështetje kriminelëve, siguroi mosndjekjen e tyre penale, i nxori bandat që ishin ndjekur dhe ishin dënuar nga burgjet dhe tani kërkon ta kthejë këtë vend edhe në një Republikë të pastrimit të parave të pista të politikës dhe krimit. Ndaj edhe largimi i këtij institucioni është zgjidhja e vetme.

Qeveria e narkotrafikut, e drogës dhe e bandave duhet dhe do të largohet me çdo kusht. Ky shesh i qëndresës së qytetarëve është prova se shqiptarët nuk do pranojnë kurrë që insitucioni i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të jetë viktima e rradhës e krimit, drogës, bandave dhe pastrimit të parave. Alternativa e vetme është largimi i Edi Ramës. Republika e vjetër do të marrë fund me largimin e tutorit të krimit, drogës dhe parave të pista dhe do ti hapë rrugën një Republike të re për qytetarët shqiptarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *