Pak orë pas deklaratave të Ramës, lideri i opozitës Lulzim Basha reagoi duke i quajtur ato një shfaqje të neveritshme që shqiptarët e kanë parë edhe në rastin e Saimir Tahirit.

 

Në një postim në Facebook, Basha thekson se kryeministri e di se përgjimi është i vërtetë dhe se Agron Xhafaj ka vazhduar trafikun e drogës, veçanërisht gjatë kohës që i vëllai është ministër i brendshëm.

 

Kjo është arsyeja e vetme – nënvizon Basha – pse Agron Xhafaj po dërgohet në Itali pa ia nxjerrë më parë opinionit publik me zë dhe me figurë! Kreu i PD shton se Rama sot mori rolin e ekspertit audio, të prokurorit dhe të gjyqtarit që do të burgosë opozitën, por jo të kryeministrit që më e pakta që duhet të bënte, ishte t’i kërkonte ministrit të tij të brendshëm të mbante përgjegjësi pse nuk ka zbatuar ligjin antimafia dhe ta largonte atë!

 

Duke qëndruar në detyrë, Fatmir Xhafaj, sipas Bashës, deformon dhe pengon hetimin ndaj tij dhe të vëllait.

 

Në fund, Basha shkruan se kërcënimi me burg i opozitës që denoncoi skandalin “Xhafaj” është skandaloz, tipik për udhëheqësit autokratë dhe të inkriminuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *