Subscribe

Demokratet jane mbledhur vetëm pak metra larg sheshit ku u rrezua monumentit i ish-diktatorit Enver Hoxha per te përkujtuar nje moment te rëndësishëm ne historinë shqiptare si 20 shkurti i 1991. Dhe lideri i opozitës Lulzim Basha, ka akuzuar ashpër qeverinë qe ne 25 vjetorin e kësaj ngjarje, nuk zhvilloi asnjë ceremoni përkujtimore. Por për Lulzim Bashen, trashëgimia Hoxhiste e kësaj qeverie nuk duket vetëm tek heshtja ne moment te rëndësishme historike, por veçanërisht tek mënyra e qeverisjes. Sipas Bashes, mbajtësit e pushtetit jane përqendruar vetëm tek rruga si te pasurohen me tendera korruptive e koncesione, duke shpenzuar shume te mëdha tek propaganda qe synon te fshehe problemet reale te vendit. E ne kete përvjetor te rrëzimit te shtatores se Enver Hoxhes, Basha ka një apel per te gjithë qytetaret: Me lejoni t’i drejtohem mbare qytetareve shqiptare, le ta bëjmë 20 shkurtin standard, emblemë te lidhjeve tona, te jemi te bashkuar ne këmbë per fitoren e shpejte te këtyre vlerave.
Ne këtë ceremoni, kryetari i demokrateve ka vlerësuar aktin e studenteve qe hynë ne greve urie kundër diktatorit, por edhe te mijëra qytetareve te Tiranës, qe dolën ne shesh për te rrezuar monumentin e ish-diktatorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *