E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha-Rama “luftë” ultimatumesh

“Kryeministri Edi Rama na dha ultimatum 48 orësh për për tu bërë pjesë e zgjedhjeve fasadë, por ne për 48 ditë do t’i shpallim luftë asgjesimit të republikës së vjetër të kanabisit” , – Kështu është shprehur kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke folur nga Çadra e Lirisë e vendosur para kryeministrisë.

 

Basha tha se kështu Rama kërkon të shuajë tërësisht pluralizmin në Shqipëri. Basha deklaroi se populli duhet të ngrihet e të shporrë njëherë e përgjithmonë këtë aleancë qe po merr vendin peng. Kreu i PD-së është ndalur edhe te ekonomia. Ai tha se Rama premtoi 300 mijë vende pune ndërkohë që ka ka ndodhur e kundërta.

 

Reklamë

Nje dite me pare kryeministri Edi Rama tha se Lulzim Basha dhe opozita ka dhe 48 ore kohe per tu bere pjese e procesit zgjedhor.

 

Fjalën e plotë të kryedemokratit mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:

Vazhdo të lexosh

Reklamë